Loading…

Isa Mustafa: Shfryrja e listave të ndodhë nga ata që i fryn me Ligj

  • 22/08/2018 | 16:28

Isa Mustafa: Shfryrja e listave të ndodhë nga ata që i fryn me Ligj

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosova duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e siç ka thënë ai deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre.


Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këtë problem e kishte diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së sa ishte kryeministër

” Si i tillë, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre. Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës”.

“Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as Kryeprokurori dhe as ish prokurori i lëndës nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me Ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë