Loading…

Isa Mustafa së bashku me Lutfi Hazirin takojnë në shtëpinë e tij përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

  • 10/09/2018 | 21:17

Isa Mustafa së bashku me Lutfi Hazirin takojnë në shtëpinë e tij përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se bashkë me nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri, në shtëpinë e tij ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasani.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka thënë se me mysafirët ka diskutuar për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK’së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi”, ka thënë Isa Mustafa.

Pasi ka shfaqur brengën e tij dhe të partisë që drejton, Isa Mustafa tha se i ka njoftuar mysafirët se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës dhe se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues.

“Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat”, ka thënë Isa Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë