Loading…

Isa Mustafa: Qeveria Haradinaj do ta sjellë Kosovën para bankrotit

  • 03/09/2018 | 21:54

Isa Mustafa: Qeveria Haradinaj do ta sjellë Kosovën para bankrotit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria Haradinaj duke mos pasur asnjë konsideratë ndaj parasë publike, do ta sjellë Kosovën para bankrotit.


Mustafa bëri të ditur se zgjedhjet e lira janë e vetmja zgjidhje për vendin.

Ai bëri të ditur se Lidhja Demokratike si partia më e madhe opozitare në Kuvend do të marrë iniciativën për mocion të mosbesimit.

“Këtë situatë mund ta shpëtojnë vetëm zgjedhjet e lira ku do të zotohemi që pas tyre do të arrijmë një marrëveshje të gjerë duke kyçur edhe shoqërinë civile, subjekte të rëndësishme shkencore, biznesore sepse kjo nuk është pronë e askujt por duhet të kemi parasysh se përfaqëson interesa mjaft divergjente”, ka thënë Mustafa.

Ai bëri thirrje që mos të lidhen proceset me mandatet e institucioneve të Bashkimit Evropian apo individëve në BE sepse sipas Mustafës, ajo dëmton vendin.

“Iniciativën për mocion do ta marrë partia më e madhe opozitare në Kuvend dhe ajo është LDK-ja. Ne jemi edhe në këto aktivitete, biseda dhe do të dalim publikisht kur të arrijmë të kemi besimin se do të kemi sukses në atë. Do të bisedojmë edhe me subjektet që janë në pozitë sepse unë mendoj se nuk është në interes të Kosovës që të qeveriset në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë