Isa Mustafa, kryeministër në shkuarje i Kosovës, po qëndron në Bruksel, në Samitin e Lidervë të Partive Popullore Evropiane.
Në këtë Samit po marrin pjesë edhe udhëheqës shtetesh e qeverish të ndryshme, si kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministri spanjoll, ai rumun, bullgar dhe vendeve të tjera të BE’së e të rajonit, shkruan gazetametro.net.
Fokusi i këtij samiti është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.
Isa Mustafa duke qëndruar në Bruksel do të takohet me personalitete e drejtues të tjerë të BE’së./gazetametro.net