Loading…

Isa Mustafa para Këshillit Drejtues: Jemi partia më e madhe sipas sondazheve

  • 23/08/2019 | 17:54

Isa Mustafa para Këshillit Drejtues: Jemi partia më e madhe sipas sondazheve

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të zgjedhet Kryesia e re e kësaj partie, shkruan Gazeta Metro.


I pari i LDK’së, Isa Mustafa, në fillim të takimit ka folur për zgjedhjet e kaluara të cilat partisë së tij i siguruan 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, LDK’ja është partia më e madhe, ndërkaq ka theksuar se partia e tij qeveris në shumicën e komunave të Kosovës.

“Dëshiroj që sot ta them para jush që LDK është subjekti me numrin më të madh të komunave që qeverisin, po ashtu matjet e opinionit publik LDK’në e radhisin si të parën për besimin me mbështetje të lartë. Do të bëj një kronologji të zgjedhjeve të fundit nacionale dhe lokale. Në këto zgjedhje kemi hyrë pas mocionit dhënë atë herë. Me këtë kolaicion në zgjedhjet e fundit si LDK kemi marrë 29 ulëse në Kuvend dhe pas konstituimit të Grupeve Parlamentare, LDK ka mbetur me 25 vende në Kuvend krahasuar me grupet e tjera parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, para takimit ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me mandatarin për kryeministër dhe për koalicionet parazgjedhore, raporton Gazeta Express.

Përveç kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mandatarin për kryeministër dhe për koalicionin me Vetëvendosjen.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë