Loading…

Isa Mustafa ka dyshime për disa deputetë të LAA

  • 25/07/2017 | 21:23

Isa Mustafa ka dyshime për disa deputetë të LAA

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk do ta mbështesë Kadri Veselin për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës por nuk ka garantuar se të gjithë në koalicionin LAA do të veprojnë njëjtë.


Mustafa ka thënë se nuk mund të sigurojë se individë brenda koalicionit ku bën pjesë LDK, koalicionit LAA se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Madje ai ka thënë se njejtë nuk mund të thotë me siguri se nuk do të ketë individë brenda LAA-së që do të mbështesin koalicionin PAN dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.

LEXO EDHE: LDK’ja merr vendim rreth kandidaturës së Veselit për kryeparlamentar. 

Mustafa këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, zgjedhjet lokale dhe ku është marrë vendimi për mbështetjen ose jo të Kadri Veselit për kryekuvendar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë