Loading…

Isa Mustafa ja fal Arben Gashit, e fut në listë

  • 19/05/2017 | 23:27

Isa Mustafa ja fal Arben Gashit, e fut në listë

Abren Gashi, ish deputet nga legjislatura e fundit në Kuvendin e Kosovë, edhe pse nuk kishte votuar shefin e tij në parti Isa Mustafën për kryeministër, bashkë me Vjosa Osmanin, më në fund janë futur në listën për deputetë të LDK’së, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.


Mustafa, edhe pse shumë i hatruar me Gashin, pasi ishte ndier i ‘tradhëtuar’ prej tij, është detyruar të ja fal, me gjasë shkaku i mospërqarjes, dhe nevojës për vota, me shpresën që ta mundin koalicionin e madh PDK-AAK-NISMA, shkruan gazetametro.net.

Mustafa nuk e ka pasur të lehtë ta pranojë që Gashi t’i dalë kundër, pasi ishte vet ai që i kishte ndihmuar që të ngritej në LDK. Karriera e Gashit në LDK kishte filluar si këshilltar i Mustafës, kur ky i fundit ishte kryetar i Prishtinës.

Më pas nga ky pozicion, pas ardhjes së Mustafës në krye të LDK’së, Gashi kishte marrë rol të rëndësishëm edhe në parti. Raportet mes shefit dhe vartësit të tij ishin prishur, sa kishte shkuar deri atje, sa Gashi në vitin 2014, nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa, kur LDK për herë të parë po e merrte kryeministrin.

Pavarësisht gjithë kësaj, në fund Mustafa, duket të jetë detyruar të ja fal Gashit, në mënyrë që partia që ai drejton, dhe koalicioni me AKR’në dhe Alternativën, të mund të mbledh sa më shumë vota për shpresuar drejt fitores kundër koalicionit PDK-AAK-NISMA. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë