Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka planifikuar të shpenzojë 6 mijë e 500 euro, që të pastrojë automjetet e Qeverisë.
Në përshkrimin e dhënë, të publikuar në faqen e KRRPP-së, thuhet se janë paraparë të pastrohen automjetet brenda e jashtë, shkruan Indeksonline.
“Shërbime të pastrimit të automjeteve (50 automjete), larja e jashtme dhe e brendshme brenda vitit, shërbime të pastrimit të automjeteve (50 automjete), larja e jashtme e brendshme e karrigeve dhe motorit brenda vitit”, thuhet në përshkrimin e lëndës.
Ky njoftim në faqen e KRRPP-së, është bërë me 24 tetor të këtij viti.