Loading…

Ironizon Vetëvendosje, e ‘sjellë’ një mirënjohje nga NASSA për Lutfi Hazirin |FOTO

  • 07/07/2018 | 14:03

Ironizon Vetëvendosje, e ‘sjellë’ një mirënjohje nga NASSA për Lutfi Hazirin |FOTO

 Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion simbolik në Gjilan, para Teatrit.


Ky aktivitet është organizuar nga aktivistët e qendrës së VV’së në Gjilan, me karakter ironizues lidhur me ngjarjet e fundit në komunë.

Një nga aktivistët e partisë, Luan Aliu ka thënë se nuk janë të autorizuar për të dhuruar një mirënjohje të tillë por që sipas tij, kjo nuk ka rëndësi.

“Sot i kemi sjellë një tjetër “mirënjohje”, që ka kushtuar diku rreth 8 dollarë, e që vjen nga administratori ekzekutiv i NASSA-s, në shenjë falënderimi për kontributin e madh të tij për hapësirën, ”  u shpreh ai.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri kishte deklaruar ditë më parë se është nderuar me mirënjohje nga presidenti amerikan, Donald Trump çmim që i ka dhuruar, ambasadori Otto F.Von Feigenblatt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë