Aktivisti socialdemokrat, Nol Nushi, ka bërë një postim mjaft rëndues për Qeverinë dhe analistët mbështetës të saj.
Së fundi u mësua që Rron Gjinovci do të ishte në një komision qeveritar për rritjen e cilësisë në arsim.
Kjo ka revoltuar Nushin e PSD-së, kur dihet që Gjinovci kishte mbështetur Kurtin në vitet e fundit dhe kishte qenë aktivist i VV-së dikur, përcjell Periskopi.
Aktivisti ka ironizuar me këto emërime duke e përmendur edhe rastin e gruas së analistit Xhevdet Pozhari e cila mori pozitë në Universitetin publik të Pejës.
Ai ka thënë që Krenar Shala ose Bujar Dugolli mund të jenë kandidat për t’u emëruar në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Analistët pro-pushtetit ai i ka quajtur “mjelës të gjitha pushteteve” dhe mjelës “profesionalë”.
Statusi i plotë:
Pas gruas se Xhevdet Pozharit qe u emrua ne universitetin e Pejes, sot edhe analisti tjeter i pushtetit Rron Gjinovci qenka emeruar ne komisionin e Kurtit. Aty do te jete kolege me nipin e Besnik Bislimit.
Nga momenti ne moment pritet emerimi i Krenar Shales si rektor i UPse. Ne gare te ngushte me Bujar Dugollin.
Krejte keta kane mjele te gjitha pushtetet
Mjeles profesionalë.