Loading…

Irani arreston njeriun e dytë të ambasadës britanike, e akuzon për spiunazh

  • 07/07/2022 | 09:36

Irani arreston njeriun e dytë të ambasadës britanike, e akuzon për spiunazh

Agjencia e inteligjencës e Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se ka arrestuar zv/ambasadorin britanik në Iran me akuzën për spiunazh, transmeton Gazeta Metro.


Kjo agjenci gjithashtu arrestoi edhe disa të huaj, duke përfshirë britanikë, polakë dhe austriakë, me akuzën e e njëjtë, pra të spiunimit.

Midis të arrestuarve është i dërguari i dytë më i lartë britanik në Teheran, për akte të dyshuara spiunazhi, si marrja e mostrave të tokës në zona të ndaluara.

Ata morën mostra dheu në shkretëtirë

“Këta spiunë po merrnin mostra dheu në shkretëtirën qendrore të Iranit, ku u kryen stërvitjet me raketa të Gardës Revolucionare”, tha televizioni shtetëror iranian, shkruan AJB.

Nuk specifikohet se kush është britaniku i arrestuar, por sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, bëhet fjalë zëvendësshefin e misionit diplomatik britanik në këtë shtet, Giles Whitaker, i cili këtë detyrën e mori në nëntor 2018.

Ndërsa, sipas televizionit shtetëror iranian, mes të arrestuarve ka shtetas të Austrisë dhe Polonisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë