Loading…

Iran krenohet se terroristët e Hamas tanimë kanë nisur prodhimin e raketave për t’u ‘mbrojtur’ nga Izraeli

  • 31/05/2021 | 14:27

Iran krenohet se terroristët e Hamas tanimë kanë nisur prodhimin e raketave për t’u ‘mbrojtur’ nga Izraeli

Mediat e Iranit kanë njoftuar se organizata terroriste Hamas po ripërtërin arsenalin e raketave në Gaza. Teknologjia e raketave bazohet në atë të Iranit dhe në disa raste anëtarë të Hamas kanë falënderuar Iranin për ndihmën e tyre, madje njëri prej tyre kishte thënë se raketat mbajnë emrin e Qasem Soleimani, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve të mediave iraniane “Rezistenca e Palestinës ka rifilluar prodhimin e predhave pas përfundimit të agresionit të fundit të Izraelit”.

Vlerësimi i mediave është i bazuar në informacionit e pranuar nga byroja politike e Hamas për agjencinë shtetërore iraniane Fars News.

Fathi Hamad një anëtar i byrosë politike të Hamas  i ka thënë Fars News të hënën se“fabrikat tona ka rifilluar prodhimin e mijëra predhave për të ndaluar sulmet e Netanyahut”.

Hamas nisi luftën e fundit me 10 maj pas trazirave në Jerusalem, duke u betuar se po mbronte qytetin e duke shënjestruar pikërisht atë me raketa. Ata kanë lëshuar mbi 4000 raketa për 11 ditë të këshilluar nga Irani të cilët edhe u krenuan dhe nderuan ata për përpjekjet e tyre terroriste.

“Opsioni i luftës kundër Izraelit dhe për shkak të masave diskriminuese ndaj palestinezëve është ende valid, por palestinezët nuk po kërkojnë luftë pasi kjo kushton para, por do të zgjasë përgjithmonë pasi Izraeli ka pushtuar tokën tonë dhe po vazhdojnë të na vrasin” tha Yahya Sinwar lideri i Hamas në Gaza, që ka nisur një turne në ditëve të fundit në Rripin e Gazës. Hamas ka mbajtur parada dhe është krenuar edhe me armatimin e tyre.

Hamas thonë se kanë rreth 15 mijë raketa dhe organizata tjetër terroriste aktive në Gaza ka raekta po ashtu. Këto kanë rreze deri në 250 kilometra, kanë thënë Hamas. Këto raketa të tyre bazohen në teknologji të Irani dhe në arsenal kishte edhe raketa që janë kontrabanduar në të kaluarën nga Irani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë