Loading…

Iphone 8, me shumë ndryshime (Foto)

  • 30/01/2017 | 10:42

Iphone 8, me shumë ndryshime (Foto)

Ashtu si çdo vit, kompania “Apple” pritet të nxjerrë këtë vit versionin e ri të iPhone, “iPhone 8”.

Gazeta britanike ‘The Sun’ ka publikuar disa versione të ndryshme konceptuale se si mund të duket telefoni i ri i “Apple”.

Një gjë është e sigurt, që në 10 vjetorin “smartphone”-ve të “Apple”, telefoni i ri do të jetë ndryshe nga modelet e saj paraardhëse.

Celulari do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot.

Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, “iPhone 8” do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home:  Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

iphone-8-features

Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar “iPhone8” pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë