Në mesin e karakteristikave të shumta të iPhone 7 është edhe rezistenca e madhe ndaj zjarrit.
Kohët e fundit në YouTube kanë dalë disa teste të kësaj karakteristike të modelit të Apple, ndërsa njëri prej tyre ishte ekstrem. Kanali TechRax i YouTube ka kryer teste për të verifikuar se si iPhone 7 ia del në përballje me 11 kilogramë barut të zi, në të cilin ishte vendosur telefoni, shkaktoj një shpërthim të madh.
Në ekran fillimisht tregohet paralajmërimi për temperaturën, ndërsa pas disa çasteve, kur telefoni është ftohur, gjithçka serish është funksionale./gazetametro.net