Loading…

Inzaghi befason të gjithë, mendon për ndryshim në sulm nesër ndaj Liverpoolit

  • 15/02/2022 | 20:32

Inzaghi befason të gjithë, mendon për ndryshim në sulm nesër ndaj Liverpoolit

Nesër do të zhvillohet sfida ndërmjet Inter dhe Liverpool në San Siro në kuadër të raundit të 16’të të Uefa Champions League dhe trajneri i Inter, Simone Inzaghi mendon të habisë me zgjedhjen e tij në sulm duke startuar në sulm me Alexis Sanchez, transmeton Gazeta Metro.


Inter nesër do të ketë tre mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj Liverpool, ku do të mungojnë Nicolas Barella i cili është i suspenduar, dhe dy të lënduarit Joaquin Correa dhe Robin Gosens.

Sipas gazetës prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport, Inzaghi është duke menduar të habisë të gjithë me një lëvizje në sulm duke startuar me sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.

Përvoja e Alexis Sanchez në garat europiane dhe forma jo e mirë që po kalon Lautaro Martinez, ka bërë që të pritet të fitoj balotazhin me Lautaro Martinez dhe të luaj në sulm përkrah Edin Dzekos.

Alexis Sanchez nëse paraqitet nesër do të jetë ndeshja e tij e 63’të në Uefa Champions League. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë