Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Feim Krasniqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për fyerjet ndaj veteranëve të luftës, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi, që nga lufta humbi njërën këmbë, në Facebook ka thënë se Murati po i hap plagët e luftës.
“Vetëm shpirtin e kam gjallë trupin në luftë e kam varrosur”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte shkruar më 2016 se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë.
Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”. /gazetametro.net