Loading…

Invalidët e luftës paralajmërojnë protestë

  • 08/04/2017 | 10:57

Invalidët e luftës paralajmërojnë protestë

Invalidët e luftës së UÇK’së, kanë paralajmëruar një protestë për ditën e martë, pranë qeverise së Kosovës, me qëllim që të shprehin pakënaqësitë në lidhje me mos formimin e Komisionit Mjekësorë.


Përmes një postimi në Facebook, Avni Halilaj, ka thënë që Shoqata e Invalidëve të Luftës e as Qeveria e Kosovës nuk janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërsa Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur që ka pasur mjaft ankesa nga invalidët e luftës, për padrejtësitë që po u bëhen.

“Pothuajse çdo ditë kam marrë ankesa, ndërsa tani ata kanë vendosur që të dalin për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Unë do të jem pjesë e këtij organizimi dhe natyrisht që do t’i përkrahim” ka thënë Qeriqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë