Loading…

Intervista e studentit të UP’së përkthehet në 14 gjuhë të botës

  • 25/12/2016 | 16:54

Intervista e studentit të UP’së përkthehet në 14 gjuhë të botës

Studentët kosovarë çdo ditë e më shumë po e promovojnë veten nëpër botë me kapacitetin e tyre. Universiteti i Prishtinës çdo vit nxjerrë studentë të shkëlqyer nga drejtime të ndryshme, të cilët janë të aftë të drejtojnë secilën punë që u ofrohet. 


Sociologu, profesori dhe shkrimtari me prejardhje amerikane, George Ritzer ishte i intervistuari i studentit Labinot Kunushevci në intervistën e botuar në revistën Global Dialogue të ISA-së. Labinoti është student i programit master në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Intervista e studentit të UP-së e publikuar në Global Dialogue të Asociacionit Ndërkombëtar Sociologjik (ISA) në fillim të këtij muaji pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u publikuar dhe përkthyer në 14 gjuhë të botës, në mesin e të cilave janë: gjuha angleze, franceze, spanjolle, portugeze e të tjera. Tematikë e saj janë konceptet bashkëkohore të Ritzerit që kanë të bëjnë me globalizimin, të tilla si: “McDonalizimi”, “globalizimi i hiçit”, “prosumimi” (prodhimi & konsumimi) e të tjera.
Labinoti tha që për këtë sukses të tij ka pasur një përkrahje të madhe nga profesorët dhe kolegët. “Gjatë studimeve kam arritur ta shkathtësoj teknikën e intervistimit, e në veçanti intervistën me shkrim, kjo sepse gjatë studimeve në sociologji kemi lëndë që merren me hulumtim të cilat me kanë ndihmuar shumë në realizimin e intervistave të tilla” shprehet ai.

Në anën tjetër, Prof. Shemsi Krasniqi, ligjërues në Departamentin e Sociologjisë në UP, e vlerësoj punën e studentit të tij si të veçantë, unike dhe me vlerë të jashtëzakonshme. “Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme e një studenti të sociologjisë, por e konsideroj sukses të madh edhe për Departamentin tonë. Nëse një student i masterit ka arritur të komunikojë me ajkën e sociologjisë botërore, t’i intervistojë dhe t’i botojë idetë e tyre në katërmbëdhjetë gjuhë të botës, është sukses edhe për vetë Universitetin e Prishtinës” tha nder të tjera Krasniqi.

Kjo nuk është intervista e parë e Labinotit. Sociologu i njohur Anthony Gidens ishte paraprakisht njëri ndër të intervistuarit e tij rreth një vit më parë. Mirëpo, planet e Kunushevcit nuk përfundojnë këtu. Ai është duke punuar edhe në realizimin e projekteve të radhës ku të intervistuar do të ketë sociolog, feminist e studiues të ndryshëm nga mbarë bota. /gazetametro.net

Intervistën mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

http://isa-global-dialogue.net/volume-6-issue-4-december-2016/

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë