Loading…

Interpoli shpall fletë arreste për tre bashkëpunëtor të Sesejlit

  • 31/03/2017 | 12:12

Interpoli shpall fletë arreste për tre bashkëpunëtor të Sesejlit

Tribunali i Hagës ka kumtuar se me kërkesë të kësaj gjykate, Interpoli ka shpall fletë arreste të kuqe për tre radikal serb: Petar Jojic, Vjerica Radeta dhe Jovo Ostojic.


Interpoli më 24 mars ka informuar Tribunalin se ka shpallë fletë arreste të kuqe me të cilat kërkohen arrestimi i të akuzuarve, sipas kërkesës së sekretariatit të Tribunalit, përcjellë gazetametro.net.

Urdhër arrestet, gjegjësisht fletë arrestet kundër Jojic’it, Radeta’s dhe Ostojic’it, të cilët ngarkohen për ndikim te dëshmitarët kundër liderit të PRS Vojislav Sesel, ka marrë Kolegji gjyqësor i Tribunalit të Hagës më 5 tetor të vitit të kaluar, ndërsa kah mesi i nëntorit është hequr shenja e konfidencialitetit nga ato.

Këshilli gjyqësor më 14 shkurt i ka dhënë urdhër sekretariatit të Tribunalit që të kërkojë nga Interpoli shpalljen e fletë arresteve të kuqe me rastin e urdhrit për arrestim.

Serbia, gjegjësisht gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës së Lartë në Beograd ka konstatuar më 18 maj se sipas Ligjit serb mbi bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës nuk janë plotësuar kushtet për arrestimin dhe dorëzimin e radikalëve të akuzuar.

Gjykata e Lartë ka konstatuar se ekziston detyrimi juridik i Serbisë që të ekstradojë vetëm të akuzuarit për krime më të rënda të luftës, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, gjë që te radikalët nuk është rasti sepse ata ngarkohen për mosrespektim të gjykatës, gjegjësisht ndikim në dëshmitarët në procesin kundër Vojislav Sesel’it. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë