Loading…
Interpol shpëton 50 fëmijë prej pedofilëve
  • 23/05/2019 | 20:51

Interpol shpëton 50 fëmijë prej pedofilëve

Interpol ka njoftuar sot se 9 persona janë arrestuar në SHBA, Australi dhe Tajlandë pas shkatërrimit të një rrjeti online të pedofilisë, transmeton Gazeta Metro.


Priten më shumë arrestime pasi njesite policore të 60 shteteve po vazhdojnë hetimet që dolën nga operacioni i nisur dy vite më parë nga Interpol në një faqe në rrjetin e errët (Darkweb) që kishte mbi 63 mijë llogari të regjistruara nga mbarë bota.

Pesëdhjetë fëmijë janë shpëtuar pas arrestimeve. Policia po provon të identifikojë 100 të tjerë përmes fotografive të postuara në rrjetin e errët.

Interpol lajmëroi se operacioni “Blackwrist” nisi pasi hetimi zbuloi material që i drejtonte tek një web faqe në “rrjetin e errët”, ku përdoruesit abonohen duke shfrytëzuar vegla softuerike për të fshehur identitetin e tyre. Interpol kërkoi ndihmën e agjencionit amerikan US Homeland Security që identifikoi IP adresën e web faqes ku publikoheshin video dhe foto çdo javë.

Arrestimi i parë erdhi në 2018 ku administratori i web faqes Montri Salangam u ndalua në Tajlandë dhe tjetri, Ruecha Tokputza, u ndalua në Australi. Salangam është dënuar me 146 vite burgim e një bashkëpunëtor i tij u dënua me 36 vite.

Tokputza është dënuar me 40 vite burgim në Australi para një jave, dënimi më i rëndë i shqiptuar ndonjëherë në Australi.

Ruecha Tokputza u deklarua fajtor për pika të akuzës se abuzoi me 11 foshnje dhe fëmijë, njëri vetë 15 muajsh e një tjetër ishte mbesa e tij brenda periudhës 2011 dhe 2018.

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Juergen Stock, ka thënë se “operacioni Blackwrist dërgon mesazh të qartë të gjithë kriminelëve që mendojnë se fshihen në internet, se ne ju shohim, e do të ju sjellim para drejtësisë”. Interpoli nuk i identifikoi të arrestuarit e tjerë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë