Loading…

Interneti do të ndërpritet në të gjithë botën për 24 orë

  • 22/12/2016 | 22:26

Interneti do të ndërpritet në të gjithë botën për 24 orë

Interneti në gjithë botën do të ndërpritet për 24 orë brenda vitit 2017, ka parashikuar një ekspert i sigurisë


Çdo dhjetor sjell parashikime të reja për vitin që do vjen, por pretendimet se në vitin 2017 interneti do të ndërpritet plotësisht për 24 orë ka gjasa që të bëhen realitet.

Në vend të një goditje nga ndonjë meteor ose një përhapje të ndonjë virusi të ri, nëse kjo do të ndodhte do të ishte një ‘horror’ për gjithë njerëzimin.

Sipas një eksperti të sigurisë nga LogRhythm në SHBA, një sulm kibernetik i shkallës së lartë vitin e ardhshëm jo që mund të jetë i mundshëm, por ka shumë gjasa të ndodh.

“Në vitin 2017 do të shohim një goditje të madhe dikur, diku”, tha eksperti i sigurisë James Carder.

Kjo jo vetëm që do të pengonte qasjen tuaj në Facebook, por do të kishte pasoja katastrofike në të gjithë botën.

“Nëse interneti bie, tregjet financiare do të fundosen”, shtoi Carder. Ai tha për Business Insider se kriminelët kibernetikë tashmë janë duke punuar në diçka, përderisa tha se ata janë duke “testuar disa raketa duke i gjuajtur ato në oqean”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë