Loading…

Interi mposht Romën, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

  • 08/02/2022 | 23:00

Interi mposht Romën, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Kampioni italian Inter ka shënuar fitore sot në derbin kundër Romas, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës ë Italisë.


Pas plota 90’ minutave lojë të zhvilluara, Interi e ka mposhtur Romën me rezultat solid 2:0, kështu duke siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili përmes një asistimi të Perisic në minutën e 2’ kalon Interin në epërsi prej 1:0.

Golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi Alexis Sanchez, i cili në minutën e 68’ vulos fitoren e “Nerazzurëve” kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Pas kësaj fitoreje, Interi tani vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku aty e pret fituesin e ndeshjes mes Milanit dhe Lazios.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Interit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë