Loading…

Interesim i hatashëm i ukrainasve për t’u armatosur: 18 mijë armë u shpërndanë veç në Kiev

  • 25/02/2022 | 17:21

Interesim i hatashëm i ukrainasve për t’u armatosur: 18 mijë armë u shpërndanë veç në Kiev

Prej momentin kur presidenti Zelensky njoftoi dje se të gjithë qytetarët mund të armatosen për t’i bërë ballë okupatorit rus, mijëra ukrainas në mbarë vendin janë armatosur dhe përgatitur për t’u futur në luftë, transmeton Gazeta Metro.


Të gjithë qytetarët ukrainas, pa dallim moshe, kanë të drejtë të armatosen nëse paraqesin thjesht një paaportë të Ukrainës, ndërsa kësaj thirrje iu kanë përgjigjur pozitivisht mijëra civilë ukrainas.

Ukraina njoftoi sot se vetëm në regjionin e Kievit, pra në pjesën më të rëndësishme të vendit, janë shpërndarë mbi 18 mijë armë, teksa populli i Kievit përgatitet të mbrojë kryeqytetin nga ofanziva e madhe ruse që po pritet të ndodhë mbi kryeqytet.

Beteja për Kievin, siç po quhet tani, është betejë kyçe në luftën e Ukrainës, për shkak se sipas inteligjencës amerikane, rusët po tentojnë ta marrin Kievin dhe ta vendosin një qeveri marionetë pro-ruse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë