Loading…

Inter i shënon Milanit dhe shkon në pushim me një gol epërsi

  • 05/02/2023 | 21:45

Inter i shënon Milanit dhe shkon në pushim me një gol epërsi

Interi ka kaluar në epërsi në derbin që po e zhvillon ndaj Milanit në kuadër të javës së 21-të në Serie A.


Dy skuadrat e nisën ndeshje me kujdes të shtuar, por Nerazzurët ishin më kërkues.

Ishte minuta e 34-të e takimit, kur Hakan Calhanouglu harkoi nga këndi dhe Lautaro Martinez shënoi me kokë.

Ky gol do ta hap edhe më shumë derbin, ndërsa për argjentinasin ky ishte goli i 12-të deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime.

Ndërsa mbetët të shihet se si do të zhvillohet pjesa e dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë