Niveli i spiunazhit gjatë luftës në Ukrainë është pothuajse i njëjtë me atë të Luftës së Ftohtë ose edhe më i lartë, tha kreu i shërbimit inteligjent gjerman Thomas Haldenwang, transmeton Gazeta Metro.
Kreu i shërbimit të inteligjencës gjermane paralajmëroi për një rrezik të shtuar të sabotimit në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Haldenwang, i cili drejton Shërbimin Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV), paralajmëroi për një rrezik të shtuar të sabotimit në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Ai tha se Gjermania kishte zbuluar një numër spiunësh rusë që vepronin në vend vitet e fundit.
Shefi i inteligjencës gjermane beson se “në një botë armiqësish të hapura dhe sanksionesh drastike, pragu i frenimit për spiunazh, sabotim dhe ndikim të paligjshëm do të vazhdojë të bjerë”.
Promovimi i propagandës kundër qeverisë
Intelegjenca gjermane ka intensifikuar monitorimin e aktiviteteve të grupeve dhe individëve ekstremiste që duan të vënë në dyshim legjitimitetin e shtetit pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Haldenwang tha se rreziku i paraqitur nga lëvizje të tilla është rritur për shkak të forcave të huaja dhe synimeve të tyre për të promovuar propagandën anti-qeveritare nëpërmjet dezinformimit, shkruan AJB.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka inkurajuar idenë e “rusofobisë” në Perëndim që nga fillimi i luftës në Ukrainë./gazetametro.net