Loading…

Inteligjenca artificiale njeh llojet e muzikës

  • 09/05/2017 | 16:26

Inteligjenca artificiale njeh llojet e muzikës

Ndryshimi mes muzikës klasike dhe repipt janë të dukshme edhe për ata që janë më pak të apasionuar, por si i bëhet me ndryshimet e vogla brenda llojit? Sigurisht këtë e bën një algoritëm falë inteligjencës artificiale.


Një eksperiment i një shoqërie angleze tregon se sistemi informatik ia del më mirë se njeriu, madje dhe për performancat dal vivo.

Muzika ‘live’ është një eksperiencë unike për çdo muzikant dhe shpesh e vështirë për tu përcaktuar në një lloj të saktë. Studiuesit anglez arritën të krijojnë një teknologji të re  të “machine learning”, në gjendje të identifikojë lloje të ndryshme më mirë se njeriu, dhe në rrethana më komplekse.

“Ky është një rezultat që i hap dyert një brezi të ri të sistemeve për zbulimin e informacionit muzikor dhe që mund të shërbejë për të zhvilluar metoda të avancuara të organizimit dhe kërkimit në data bazën muzikore”, shpjegon grupi i studimit.

Por jo vetëm për zhvilluesit, një teknologji e tillë mund të përdoret edhe për të zbuluar gabimet në një sistem industrial, apo për të vlerësuar me shpejtësi shëndetin e një pacienti përmes sensorëve në formën e valëve.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë