Loading…

‘Integrimi rajonal më i rëndësishëm se kurrë’: Ambasadorët Amerikanë në Ballkanin Perëndimor diskutojnë prioritetet në rajon

  • 24/06/2022 | 21:14

‘Integrimi rajonal më i rëndësishëm se kurrë’: Ambasadorët Amerikanë në Ballkanin Perëndimor diskutojnë prioritetet në rajon

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ngarkuar me detyrë në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Washington D.C. në konferencën e shefave të misioneve në Departamentin e Shtetit Amerikan, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shkruar në konton e tij në Twitter se ai dhe kolegët e tij janë takuar në Departamentin e Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Përveç ambasadorëve, në takim shihet që kanë marrë pjesë edhe ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Ai ka shtuar se, gjatë takimit ka pasur diskutime për prioritetet e përbashkëta dhe mundësit për bashkëpunim rajonal.

“Konferenca e Shefit të Misionit të këtij viti në Uashington DC ishte një mundësi e mrekullueshme për t’u ribashkuar me ambasadorët dhe kolegët e tjerë të SHBA nga rajoni. Diskutime të shkëlqyera mbi prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal me udhëheqjen Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi”, ka shkuar ambasadori Hovenier.

Ambasadorja e SHBA’së në Shqipëri, Yuri Kim, poashtu njoftoi për takimin dhe diskutimin me një theks të veçantë në integrimin rajonal, si më i rëndësishëm se asnjëherë e vlerësoi këtë prioritet ambasadorja amerikane në Tiranë.

Ambasadorët Amerikanë në rajon u takuan me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht bashkëpunimin rajonal dhe integrimin – më i rëndësishëm se kurrë”.

Temë e shumë diskutuar ishte nisma e Ballkanit të Hapur këtë muaj që ka fokus integrimin e tre shteteve rajonale si dhe samiti i BE’së i të enjtes dhe të premtes që u vlerësua si dështim për shtetet e Ballkanit Perëndimor pasi nuk pati asnjë lëvizje para asnjërin prej gjashtë shteteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë