Loading…

Integrimi i Kosovës, temë e Hotit në Bruksel

  • 22/05/2017 | 15:36

Integrimi i Kosovës, temë e Hotit në Bruksel

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.


“Temë e bisedave me kryetarin Daul do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

“Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit”, thuhet në komunikatë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë