Loading…

Integrimi evropian, agjenda farsë e Qeverisë së Kosovës

  • 03/12/2016 | 16:36

Integrimi evropian, agjenda farsë e Qeverisë së Kosovës

Kosova vazhdon të jetë e fundit në rajon në rrugëtimin drejt integrimit evropian, dhe vendi i vetëm që ende nuk ka arritur të përfitojë liberalizimin e vizave.


Qeveria e Kosovës edhe pse çdo ditë e ka gojën plotë integrim evropian, në realitet angazimin e ka minimal. Më së miri këtë e ilustron edhe dikasteri qeveritar i ndarë për ta udhëhequr këtë agjendë.

Janë bërë dymbëdhjetë javë, që Ministria e Integrimit Europian nuk ka drejtues.

Kjo Ministri ka mbetur pa udhëheqës prej 9 shtatorit, kur Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje, për të shkuar si këshilltar te Presidenti Hashim Thaçi.

Kur Çollaku dha dorëheqje prej pozitës së Ministrit të Integrimeve Europiane nga koalicioni PDK-LDK u premtua se pozita e tij në Qeveri shpejt do të plotësohet.

Mirëpo, kanë kaluar gati tre muaj dhe ende askush s’është emëruar në këtë pozitë qeveritare.

Ministria e cila ka barrën e integrimeve evropiane po vazhdon të mbetet pa udhëheqësin kryesor.

Në opinion u përfol deputetja e PDK-së Blerta Deliu si emër i mundëshëm që do ta drejtonte këtë ministri. Por, më pas Deliu tha ta ketë refuzuar postin, ndërsa në PDK thanë se asaj asnjëherë nuk i është premtuar ky post.

Nga e gjithë kjo situatë, një mund të jetë e vërteta. Kjo qeveri ose nuk e ka fare prioritet agjendën e integrimit europian, ose Ministria e caktuar për ta udhëhequr këtë agjendë nuk është se luan ndonjë rol, por është një dikaster qeveritar më shumë për të kënaqur apetitet e akomodimit të njerëzve partiak. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë