Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar institucionet përgjegjëse për ndalimin e trenit provokues të Serbisë në Kosovë.
Kreu i legjislativit kosovar vlerëson se zbatimi i urdhrit të presidentit Hashim Thaçi nga institucionet e sigurisë tregon vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin.
“Institucionet e Kosovës, duke respektuar urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë, treguan vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin. Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë”, shkruan Kryetari i Parlamentit tw Kosovws.
Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi. Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook. /gazetametro.net