Loading…

Instagrami shpërblen studentin nga Kosova

  • 10/02/2017 | 09:22

Instagrami shpërblen studentin nga Kosova

Është Benjamin Gecaj, studenti i Shkencave Kompjuterike i cili ka marrë një shpërblim nga rrjeti social Instagram. Krejt kjo pasi Gecaj i kishte arritur të përmirësoj gabimet e kësaj platforme.


25 mijë dollarë është shuma që do të marrë i riu nga Kosova, duke folur pak edhe për gabimet që i ka gjetur.

Gecaj, thotë se Instagram është platformë që ka tipare dalluese, por për të nuk ka qenë e vështirë që të gjejë mangësi në sigurinë e përdoruesve.

“Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagram-it dhe kam raportuar tek kompania, me ç’rast si kundërpërgjigje ata më aprovuan testimet, si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave, që pres t’i marrë ditëve në vazhdim”, citohet të ketë thënë Gecaj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë