Loading…

Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët që nga tetori 2021

  • 30/09/2023 | 08:45

Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët që nga tetori 2021

Inflacioni vjetor në Eurozonë ra në 4.3% në shtator, niveli më i ulët që nga tetori 2021, sipas të dhënave nga Eurostat.


Kjo shifër sjell një lehtësim për miliona familje në Bashkimin Europian që ende përballen me çmimet e larta. Megjithatë inflacioni në 20 vendet që ndajnë monedhën Euro mbetet shumë më lartë objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, dhe që monitorohet nga afër nga politikëbërësit monetarë ra në 4.5% nga viti në vit në shtator nga 5.3% në gusht.

Të dhënat e reja vijnë pasi BQE vendosi të rrisë normat e interesit në nivel rekord në shtator, duke vendosur normën e saj bazë në 4%.

Banka Qendrore ka rishikuar kohët e fundit parashikimet e saj për inflacionin në rritje si për vitin 2023, në 5.6% dhe për vitin 2024 në 3.2%, kryesisht të nxitur nga një trajektore në rritje të çmimeve të energjisë.

Për vitin 2025, banka qendrore parashikon inflacionin mesatarisht 2.1%.

Të dhënat e publikuara këtë të premte sollën lajme të zymta edhe për ekonominë e dytë më të madhe në Bashkimin Europian, Francën, me inflacionin që arriti në 4.9% nga viti në vit në shtator.

“Ngadalësimi mbi një vit i çmimeve të ushqimeve, shërbimeve dhe produkteve të përpunuara” është “kundërbalancuar nga përshpejtimi i çmimeve të energjisë”, tha Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike.

BQE parashikon gjithashtu një rritje të vakët ekonomike prej 0.7% për bllokun këtë vit, e ndjekur nga 1% dhe 1.5% gjatë dy viteve të ardhshme.

Rritja e fundit e çmimeve të naftës mund të jetë gjithashtu një rrezik për parashikimet inflacioniste të bankës. /CNBC/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë