Inflacioni në Evropë ka marrë një drejtim pozitiv duke rënë në 6.1% por çmimet janë ende të larta për konsumatorët dhe sipas ekspertëve kështu do të jetë edhe muajt në vijim, transmeton Gazeta Metro.
Shifra e përgjithshme e inflacionit në maj është në rënie krahasim me muajin prill ku ishte 7%. Kjo rënie sipas agjencisë së statistikave Eurostat vlen për 20 shtetet evropiane që përdorin valutën euro.
Sipas ekspertëve inflacioni po shkon në drejtimin e duhur krahasuar me tetorin e vitit të kaluar ku inflacioni arriti në shifra dy shifrore.
Megjithatë ekonomistet paralajmëruan se do të marrë muaj të tërë deri sa konsumatorët ta vërejnë në çmimet e produkteve në shitore këtë rënie.
Çmimet e ushqimeve krahasuar me majin e kaluar janë rritur me 12.5% mirëpo është më e vogël se sa ishte muajin e kaluar 13.5%, transmeton The Associated Press.
Çelësi i rënies së inflacionit ishte lirimi i çmimit të energjisë i cili ra në 1.7& krahasuar me 2.4% sa ishte në muajin prill./gazetametro.net