Loading…

Infermierja që vrau veten, ishte në partinë e Haradinajt

  • 15/04/2018 | 17:07

Infermierja që vrau veten, ishte në partinë e Haradinajt

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.


E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo gjatë vitit 2013 kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblistе për Gjilanin.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani. Аi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.

Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.

Vetëvrasje  në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë