Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin Pressing tha se koronavirusi koronavirusi mund të mposhtet tërësisht vetëm nëse e gjithë popullsia fiton imunitet apo nëse zbulohet vaksina. Tolaj thotë po ashtu se shkalla e infektueshmërisë së koronavirusi është më e madhe se sa e viruseve të kaluara.
‘’Nga kjo situatë mund të dalim vetëm duke e kaluar shumica virusin dhe fitojmë imunitetin apo zbulimi i vaksinës’’, shton ai.
Tutje ai shpjegon dallimin mes virusit të tanishëm dhe atij SARS që ishte përhapur në vitin 2009.
‘’Gripi SARS i vitit 2009 kishte shkallë vdekshmërie më të lartë. Por fati i mirë ishte se ai virus pësoi ndryshim dhe e ngulfati vetveten’’, thotë Tolaj. Gjithsesi shkalla e infektueshmërisë është më e madhe tek koronavirusi. Kjo e bën problematik’’, shton ai.