Loading…

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë: Disa persona e kalojnë virusin pa e vërejtur fare, pa shkuar te mjeku

  • 15/03/2020 | 13:18

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë: Disa persona e kalojnë virusin pa e vërejtur fare, pa shkuar te mjeku

Deri tash në Kosovë janë shënuar 5 raste me koronavirus, teksa infektologët po bëjnë të ditur se shumë persona mund të kalojnë virusin, pa e vërejtur, shkruan Gazeta Metro.


Infkeotlogu Valbon Krasniqi ka thënë për RTV 21 se një përqindje e madhe e njerëzve mund ta kalojnë në shtëpi koronavirusin.

Sipas tij, nuk është e nevojshme të ndërpritet në tërësi mënyra e jetesës së banorëve të qyteteve tjera, përpos Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

‘’Mbi 70-80 përqind e rasteve mund ta kalojnë në shtëpi virusin apo një pjesë e tyre mund ta kenë virusin dhe të mos e hetojnë fare. Pra ta kalojnë me lehtësi. Jo të gjithë duhet të shkojnë në klinikë për t’u trajtuar. Përveç tri qyteteve të karantinuara, në qytete të tjera nuk është e nevojshme të ndërpritet jeta në tërësi’’, përfundon Krasniqi.

Kujtojmë se me qindra persona të tjerë që janë testuar për koronavirus, kanë rezultuar negativ, e që njëherit përbën lajm të mirë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë