Loading…

Infektologu Hamdi Ramadani, paralajmëron përkeqësim të situatës me virus gjatë ditëve në vazhdim

  • 27/10/2021 | 20:02

Infektologu Hamdi Ramadani, paralajmëron përkeqësim të situatës me virus gjatë ditëve në vazhdim

Ditët e fundit situata epidemiologjike në vendin tonë ka shkuar drejt përmirësimit, pasi rastet e reja me Covid dhe ato të vdekjes kanë njohur një rënie të dukshme.

Në intervalin kohor të 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një rast i vdekjes dhe janë regjistruar 22 raste të reja me Coronavirus.

Por këto shifra nuk duhet të na entuziazmojnë se situata me Covid po shkon drejt fundit dhe se po e fitojmë këtë ‘betejë’.

Kështu po thotë ish-drejtori i Klinikës Infektive, njëherësh infektologu, Hamdi Ramadani.

Ramadani tha në një prononcim për “Gazeta Blic” se megjithëse situata me Covid ka njohur përmirësime të dukshme ditët e fundit, kjo nuk mund të vazhdojë gjatë, pasi edhe numri i të imunizuarve nuk është shumë i lartë.

Ramadani si faktor përmendi tubimet zgjedhore dhe ardhjen e gripit sezonal që pritet të përkeqësojnë sërish lakoren e Covid-19 në Kosovë.

“Në ditët që kaluam për fat të mirë në vendin tonë ka një rënie të madhe të rasteve me Covid. Numri i rasteve me Covid ditët e fundit ka qenë i vogël, nën shifrat 20. Por nuk mund të themi se këto shifra janë të qëndrueshme, janë stabile, dhe do të qëndrojnë për një kohë të gjatë për faktin se bazuar në të dhënat që paraqiten nga Instituti Kombëtar deri më sot i kemi të mbrojtur me vaksinë mbi 700 mijë qytetarë, e kjo është një shifer e vogël, pra do të thotë se numri i të vaksinuarve është nën 40%, shifër jashtëzakonisht e ulët që nuk paraqet siguri dhe qëndrueshmëri për një kohë të gjatë”
“Së dyti tubimet që janë bërë para disa ditësh dhe këto që kanë fillu janë një faktor që do të paraqesin raste të mundshme me Covid-19. Eshtë një numër shumë më i madh i të pavaksinuarve në krahasim me të vaksinuarit. Ajo që është për tu përshëndet është se dy ditët e fundit, numri i të vaksinuarve e kaloi shifrën mbi 10 mijë, ndërsa ditët e tjera interesimi i qytetarëve për vaksinim ka qenë i vogël. Ende nuk jemi në fazën që kemi arrit objektivin e mjaftueshëm të vaksinimit. Vetëm kur arrijmë shifrën mbi 70% të të vaksinuarve, atëherë mund të jemi më të sigurt, më të qetë dhe të relaksuar”

Ai tha se megjithëse pritet që rastet të rriten, kjo shifër nuk do të jetë si ajo e muajve gusht dhe shtator kur kishim vetëm 10% të popullsisë së vaksinuar.

“Tani për tani, meqë jemi edhe në fillim të stinës së dimrit kur gripi sezonal është në ardhje, tubimet që po vazhdojnë pa masa rigoroze, janë faktor të mundshëm të rrezikut që pandemia Covid Delta-19 në ditët dhe javët në vijim mundet të paraqesë një rritje të madhe. Vaksinimi dhe imunizimi duhet të vazhdojë më shumë se sa tani sepse nuk e kemi kalaur pandeminë. Mbetemi me shpresën se nuk do të kemi një rritje siç e patëm në muajin shtator, pasi kishim më pak se 10% të popullsise të vaksinaur dhe tani gati 40%, por dhe kjo shifër është e vogël me e lokalizu pandeminë” tha Ramadani.

Ndërsa Ud. i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha se situata momentalisht në Klinikën Infektive mbetet stabile.

Vishaj në një prononcim për “Gazeta Blic” iu bëri thirrje qytetarëve që sa më shumë të vaksinohen.

Vishaj dha edhe një pasqyrë të gjendjes aktuale me Covid në këtë klinikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë