Loading…

Infektologu Dreshaj: Zgjdhja është tek vaksinimi obligativ

  • 27/01/2022 | 12:30

Infektologu Dreshaj: Zgjdhja është tek vaksinimi obligativ

Infektologu dhe deputeti nga radhët e AAK’së, Shemsedin Dreshaj, në senacën e sotme në Kuvend ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta bëjë obligativ vaksinimin kundër COVID.


Dreshaj ka thënë se vaksnimi masiv mundëson daljen nga situata aktuale.

“Vaksinimi masiv është dalja nga situata. Numri aktual i të vaksinuarve brenda 24 orëve vetëm prej disa mijëra dozave është vërtetë brengosëse kur e dimë që kapacitetet i kemi mbi 20 mijë doza vaksinë për 24 orë. Ju rekomandojë që vaksimin ta bëni obligativ, në veçanti për institucionet publike, gjë që e kanë bërë shumë vende të Bashkësisë Evropiane dhe shumë vende të rajonit tonë, nga sot edhe Shqipëria”, ka deklaruar ai.

Dreshaj ka thënë se ditëve të fundit një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë në Klinikën Infektive janë infektuar me virus.

Andaj ai ka thënë se në kohën kur më së shumti do të kemi nevojë për stafin mjekësor, do të jemi në mungesë të tij.

Tutje, Dreshaj ka thënë se numri i të hospitalizuarëve pritet të rritet ditëve të ardhshme.

“Dihet sëmundja ndërlikohet rrallë para ditës së pestë, zakonisht nga dita e shtatë deri ditën e dhjetë, prandaj numri i rasteve të hospitalizuara pritet të rritet në katër pesë ditët e ardhshme e me to fatkeqësishtë edhe rastet që do të kenë ecuri të pafavorshme. Po thuhet që shumica e rasteve janë nën moshën 19-vjeccare, është e pritshme.Kjo grupmoshë është grupmosha më aktive që ka vendi dhe njëkohësisht nuk ka një shkallë të lartë të vaksinimit. E njëjta vlenë edhe për grupmoshën deri në 12-vjecc, këta as që i kemi pasur në program për t’i vaksinuar.”, ka deklaruar ai.

Dreshaj ka thënë se sëmundja parandalohet vetëm nëse respektohe masat stadardte parandaluese.

“Sëmundja parandalohet me respektimin e masave standarte parandalues, me respektimin e distancës, mbajtjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve. Nëse këto nuk respektohen nga popullata, atëherë të kota janë masat shtrënguese kufizuese si ora policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë”, ka shtuar ai. /.gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë