Një tjetër “Justin Bieber” ka bërë bujë në Indi, por nuk është këngëtar. Bëhet fjalë për Suraj Chavan, 30 vjeç, i cili është pagëzuar në rrjetet sociale si “Justin Bieber i Indisë”, për shkak të ngjashmërisë së flokëve me pamjen e yllit kanadez në fillimet e karrierës së tij.
Suraj nisi të bëhej i njohur përmes videove spontane në rrjetet sociale, me sfida, reagime të ekzagjeruara dhe përmbajtje argëtuese. Sot, ai ndiqet nga miliona persona në Instagram.
Popullariteti i tij u rrit ndjeshëm pasi mori pjesë dhe fitoi sezonin e pestë të Bigg Boss Marathi, versioni indian i formatit “Big Brother”.
Pas suksesit në televizion, Suraj iu drejtua edhe aktrimit. Roli i tij më i fundit ishte në filmin romantik “Zapuk Zupuk” (2025).
I lindur në Maharashtra dhe rritur në qytetin e vogël Modhave, në Baramati, Suraj ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Ai mbeti jetim në moshë të vogël dhe u detyrua të kujdesej për pesë motrat e tij,