Loading…

Incidenti në fushatën e PD: Mjekët tregojnë nga pësuan pjesëmarrësit

  • 29/05/2017 | 12:21

Incidenti në fushatën e PD: Mjekët tregojnë nga pësuan pjesëmarrësit

Përfundimet e para të mjekëve ligjorë që po merren me gjetjen e shkaqeve që kanë cuar në irritim të lëkurës dhe syve të rreth 100 protestuesve të Partisë Demokratike, u kanë sugjeruar organeve të hetimit se shkaku mund të hetë rrezatimi i ndricuesve të skenës.


Mjekët janë thuajse unanimë në këtë sugjerim dhe i kanë kërkuar prokurorisë të marrë si provë disa prej ndricuesve të skenës për ti testuar.

Pas disa hezitmesh, prokuroria ka firmosur urdhërin për të marrë provat, por në minutat e fundit Ministri i Brendshëm ka bllokuar dhënien e provave me arsyetimin se ka urdhër nga drejtues të PD.

Situata bëhet konfuze, përse PD nuk pranon të merren si provë ndricuesit, ndërsa mjekët ligjor i sugjerojnë ato, si shkak i acarimit të lëkurës.

Edhe kordoni i militantëve të prekur janë pikërishtë ata që ishin rrotull Lulzim Bashës. Biles në këtë pikë dhe dhëndëri i Berishës, është i justifikuar në deklaratën e vet, pasi i bie që është skuqur nga ana e ndriçuesit që ishte nga Kryeministria.

Prokurorët po shkojnë drejt vendgjarjes dhe pritet të ketë probleme në marrjen e provave.

Situata është e ngjashme me 21 Janarin e vitit 2011, kur Berisha nuk lejonte prokurorët të merrnin prova në oborrin e kryeministrisë për një krim të kryer prej tij.

Sot askush nuk po e akuzon për krim, por ndoshta Basha është i shqetësuar pasi ndricuesit janë kontraktuar nga Kunati i tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë