Loading…

Incidenti në Bon Vivant: Menaxheri i lokalit u bë për spital, identifikohet një nga të dyshuarit

  • 29/03/2023 | 09:21

Incidenti në Bon Vivant: Menaxheri i lokalit u bë për spital, identifikohet një nga të dyshuarit

Të martën mbrëma ka ndodhur një incident në lokalin ‘Bon Bivant’ në Prishtinë, ku i tërë lokali është demoluar, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës bëri të ditur se disa persona kanë sulmuar menaxherin e këtij lokali duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Më pas, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të dyshuarit është identifikuar kurse rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë