Në Parlamentin e Shqipëris, janë bërë të zakonshme ofendimet dhe eskalimet e situatave. Kësaj radhe incidenti ka dodhur në mes të deputetit demokrat Flamur Noka me ministrin e drejtësisë Saimir Tahirin.
Kjo përleshje ndodhi përderisa po mbante mbledhje Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ku po diskutohej për buxhetin e rendit, transmeton gazetametro.net
Pas përplasjes me ministrin e Brendshëm, deputeti demokrat është konfliktuar edhe me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe më pas është larguar.
Pas kësaj sjelljeje, Komisioni vendosi të kërkojë përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat./gazetametro.net