Loading…

Incidente në prag të shfaqjes së dokumentarit “Shqiptaret janë motrat tona” në Serbi (Video)

  • 22/06/2017 | 21:13

Incidente në prag të shfaqjes së dokumentarit “Shqiptaret janë motrat tona” në Serbi (Video)

Projeksioni i filmit dokumentar “Shqiptaret janë motrat tona/Albanke su nase sestre” që është dashur sonte të shfaqet në Qendrën mediale në Nish është shtyrë pasi që një grup i huliganëve serbë është mbledhur para ndërtesës dhe ka protestuar.


Këtë e ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve, tanjug.

Filmi është dashur të shfaqet në ora 19:00, e më pas të mbahet edhe një tribunë, raporton lajmi.net.

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur pasi që grupi i huliganëve serbë të mbledhur kanë brohoritur dhe kënduar “Kosova është Serbi” dhe këngë tjera nacionale.

Filmi “Shqiptaret janë motrat tona” flet për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve dhe kohë më parë është shfaqur në festivalin e Beogradit “Mirëdita-Dobar dan”. Ka pasur edhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo nuk është herë e parë që në Serbi ndodhin probleme të tilla sa herë që shfaqen filma ose dokumentarë që kanë të bëjnë me realitetin e luftës në Kosovë.

Kohë më parë në Beograd është penguar të shkojë edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Shteti serb nuk kishte mundur t’i sigurojë asaj qëndrim atje, pasi që kishin shpërthyer protestat për shkak festivalit “Mirëdita – Dobar Dan”.

Jahjaga fillimisht kishte marrë lejen e shtetit serb për futje brenda territorit, por më pas kjo leje është anuluar. Ajo do të merrte pjesë në Beograd edhe në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë