Loading…

Incident në Parlamentin e Maqedonisë, ndërpritet seanca (Foto/Video)

  • 15/06/2017 | 15:15

Incident në Parlamentin e Maqedonisë, ndërpritet seanca (Foto/Video)

Para disa minutave, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.


Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta Lajm. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.

Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, dhe Xhaferi ka ftuar sigurimin e Parlamentit që ta largojë deputetin e VMRO-DPMNE-së. Sigurimi nuk ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, pas çka Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta, gjë që dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë