Loading…

Incident në emisionin ‘Stop’, balerina ngre këmbët dhe ndodh ajo që s’pritej

  • 11/01/2017 | 21:54

Incident në emisionin ‘Stop’, balerina ngre këmbët dhe ndodh ajo që s’pritej

Të jesh balerinë jo gjithmonë do të thotë se ke një profesion i lehtë. Këtë mund t’jua shpjegojë balerina emisionit “Stop”, e cila të premten e kaluar u bë protagoniste e një incidenti gjatë transmetimit “live”. 


Bëhet fjalë për balerinën Alba Hoxha, brunen simpatike të emisionit investigativ. Ndërsa po trajtohej në emisionin një temë me komente mbi fotografitë të veçanta, më saktë për një fotografi ku shikoheshin disa nxënës që kapërcenin kangjellat e portës për të ikur nga shkolla, moderatorët Saimiri dhe Genti i kërkuan Albës të japë shembull se si ‘ngrihet’ këmba për të kaluar murin.

Alba, tejet e zellshme për të dhënë shembullin e saj, sigurisht me elasticitetin e një balerinë profesioniste, e ngre këmbën deri në limitet e një sparkate vertikal.

Por ndërsa po e ulte këmbën pas këtij ushtrimi të saj, papritur taka shumë e gjatë e këpucëve të saj u fut në një vrimë të rrjetave të çorapeve (getave) të saj dhe i shqeu ato.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shikoni në minutën 6 të videos së më poshtme se çfarë i bën Saimiri, i cili vendos ta “demaskojë” publikisht këtë incident të pakëndshëm të balerinës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë