Loading…

Inaugurohet Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare për forcimin e marrëdhënieve ekonomike

  • 28/05/2021 | 16:26

Inaugurohet Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare për forcimin e marrëdhënieve ekonomike

U themelua Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare me iniciativë të sektorit privat dhe mbështetur nga Ambasada e Zvicrës, e cila u vlerësua të jetë ngjarje e rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe tregtisë mes Kosovës dhe Zvicrës.


President i kësaj ode u zgjodh Fikret Murati, zëvëndëspresident, Granit Vokshi dhe për Thesar, Armend Osaj. Ndërsa në kuvendin tjetër pritet të zgjidhen edhe katër anëtarë të tjerë të bordit drejtues të Odës Ekonomike Zvicërano-Kosovare.

Zëvëndësë ambasadorja Zvicërane, Pauline Menthonnexi, e cila e hapi këtë promovim, tha se deri më tani nuk ka pasur një inicitivë të tillë, pranaj ajo pret që kjo odë do t’i mbështet edhe kompanitë kosovare dhe zvicërane në formësimin e raporteve të ardhme ekonomike.

Menthonnexi tha po ashtu se bizneset kanë nevojë për stabilitet në aspektin politik, për sundim të ligjit dhe për një ambinet konkurrues. Teksa shtoi se përveç diasporës së Kosovës, Qeveria e Zvicrës, së bashku me investitorët zvcëran ka qenë shumë aktive në Kosovë, pranaj, në vitin e kaluar Zvicra ka qenë investuesi i dytë më i madh në Kosovë pas Gjermanisë dhe para Turqisë.

“Mbesim me shpresë për një të ardhme të mirë dhe tani jemi duke kaluar nga kjo pjesa të cilën mund ta quajmë si teorike në realitetin aktual dhe me ngjarjen e sotme. Iu dëshiroj mirësardhje me këtë iniciativë, e cila është nga sektori privat dhe ka për qëllim që të shtoj angazhimin bilateral të bizneseve duke mbrotur më mirë interesat e komopanive si atyre kosovare gjithashtu edhe atyre zvicerane që kanë interes në këtë tregti bilaterale. Ne besojme se Oda Ekonomike Zvicërane-Kosovare, e cila do të vendoset në Kosovë, do të punoj së bashku me iniciativat tjera të cilat kanë për qëllim mbështetjen në bashkëpunimin blietarel që për momentin janë të vendosura në Zvicër. Deri më tani nuk kemi pasur një shoqatë ose odë të tillë që do t’i mbështetëte kompanitë kosovare që do t’i ndihmonte në formësimin e raporteve të ardhme ekonomike”, theksoi Menthonnex.

Presidenti i Odës Ekonomike Zvicërano-Kosovare, i zgjedhur unanimisht sot, Fikret Murati para afaristëve kosovarë, foli për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe objektivat që ka Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare.

Presidenti Murati tha se oda do të krijojë mundësi të reja dhe siç theksoi ai sinergjitë mes Kosovës dhe Zvicrës janë të mëdha për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Jam shumë optimist që ne të gjithë së bashku do të krijojmë mundësi të reja, rrjetizim të ri dhe një bazamentin thelbësor ta ndërtojmë së bashku. Sinergjitë mes të dy republikave, atë të Kosovës dhe Zvicrës janë të mëdha, prandaj, mund të them se na pret një rrugëtim i ndritur dhe i mbarë”, theksoi Murati.

Edhe nga Qeveria e Kosovës morën pjesë në këtë promovim. Fëllanza Podrimja nga kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti, tha se e mirëpresin themelimin e kësaj ode dhe janë të gatshëm që ta ndihmojnë në aspektin politik.

“Ju përgëzoi për themelimin e odës, sigurisht që ne si Qeveri nga ana e politikbërjes jemi jo vetëm të gatshëm dhe e shohm si të domosdoshëm angazhimin e juaj dhe natyrisht që është shumë me rëndësi, prandaj, ne ju mbështesim në aspektin politik”, tha Podrimja.

Ndërsa, konsulent për menaxhim në OEZK, Vigan Disha theksoi se në këtë odë të gjithë anëtarët janë nga sektorë të ndryshëm që kanë potencial në rritjen e këmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Pjesëmarrja juaj është prej sektorëve të ndryshëm që kanë potencial në rritjen e eksporteve në tregun e Zvicrës dhe anasjelltas. Bëni pjesë prej sektorëve të ndryshëm duke filluar prej edukimi, teknologjia e deri tek përprunimi i miellit ushqimor, metal përpunimi i drurit. Andaj,ë shtë një gamë e shërbimeve e sektorëve pjesëmarrës që paraqet një shpresë të mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ashtu sic u cek nga znj, Paulin, qëllimi kryesor i kësaj inicitive është rritja e marrëdhniëve bilaterale ekonomike mes Republikës së Kosovës dhe asja të Republikës Federale të Zvicrës. Në aspektin praktik do të mundohmei që vlerat e eksportit zvicëran që në vitin 2020 ishin 52 milionë euro në Kosovë, dhe eksportet kosovare në Zvicër ishin rreth 32 milionë euro. Është një vlerë modeste, mirëpo me potencial shumë të madh…Konsumatori zvicëran është vigjilent, është i zgjuar dhe në mënyrë që të deportojnë produktet kosovare në këtë treg duhet një strategji, një plan konkret. E për këtë plan në bashkëpunim me poltikat tregtare të Qeverisë do të mundohet kjo odë që të hartoj plane zhvilimore”, tha Disha.

Presidenti i kësaj ode, Fikret Murati i cili është rritur në Zvicër, duke listuar sektorët me potencial të madh, ka thënë se synimet e tij janë për avokimin dhe lehtësimin e të bërit biznes pasi Kosova ka resurse të mëdha për zhvillimin ekonomik.

“Kemi synime të mëdha, mendoj se lidhja e këtyre dy shteteve është gjë elementare për vendin tonë, duhet të kontribuojmë, nuk do të kursejm mundin dhe kohën që t’iu lehtësojmë bizneseve shqiptare e kosovare, po ashtu edhe zvicërane që të kenë akses në vendet ku duan të bëjnë biznes si në Kosovë, po ashtu edhe në Zvicër…Mendoj se kemi resurse të mjaftueshme që të kontribuojmë në ekonomi, në sektorine ICT-së dhe në sektorin e prodhimit të gjërave ushqimore, si dhe në sektorin e përpunimit të drurit”, tha Murati.

Edhe zëvëndëspresidenti i zgjedhur, Granit Vokshi duke thënë se është përgjegjësi e madhe të jetë pjesë e bordit drejtues, duke shtuar se fokusi dhe përgjegjësia e tij do të jetë për konsolidimin dhe draftimin e dokumenteve të odës.

Themelimi dhe inaugurimi i odës nga të pranishmit u konsiderua si iniciativë e qëlluar për adresimin e shqetëisimeve të tyre, si dhe një angazhim i veçantë me rëndësi në forcimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë