Mbi gjysmë miliard euro janë shpenzuar vetëm dhjetë vitet e fundit për importe të energjisë elektrike në Kosovë. Kosova është vendi i tretë për nga rezervat e thëngjillit në Evropë. Përkundër, përfaqësues të organizatave ambientaliste në Kosovë dhe rajon, që po kundërshtojnë projektin e termocentralit të ri, vlerësojnë se këto importe duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.
Deri sa i gjithë rajoni është përfshirë në projekte të ndërtimit të termocentraleve, kryesisht me përkrahje financiare nga fonde shtetërore të Kinës, pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë dhe në rajon po kundërshtojnë termocentralin e ri të financuar nga Amerikanët në Kosovë, që pritet të sjellë pavarësi energjetike për Kosovën dhe siguri të furnzimit me energji elektrike.
Ndryshe, pa Kosovën e Re, vendi rrezikon të mbetet në ‘terr’. Në intervistën e fundit në RTK, përfaqësuesja Rinora Gojani propozon që Kosova të zvogëlojë humbjet energjetike në rrjet, të fuqizojë projektet e energjisë së ripërtrishme dhe të vazhdojë ‘importin’ e energjisë elektrike, për të sigurar furnizimin e rregullt për qytetarë.
‘Të zvogëlohen humbjet, të rritet efiqienca e energjisë, të ipet sa më shumë mundësi burimeve të ripërtrishme. Kosova tani funksionon në treg të liberalizuar të energjisë, energjia nuk shihet vetëm si import mirëpo është marrëveshje. Bën marrëveshje paraprake për atë që nevojitet dhe në fund paguhet’, ka thënë Gojani gjatë intervistës në RTK.
Sipas strategjisë energjetike të Kosovës, pas mbylljes së Kosovës A vendit do t’i mungojnë rreth 37% të nevojave të tregut, të cilat sipas këtyre përfaqësuesëve të shoqërisë civile, duhet të mbulohen me importe të energjisë elektrike që kryesisht vijnë nga termocentrale nga rajoni, dhe me projekte të energjisë së gjelbër, të cilat nuk paraqesin bazë për siguri të furnizimit me energji elektrike.
Të dhëna zyrtare të ZRRE-së theksojnë se mbi gjysmë miliardi euro janë shpenzuar për importe të energjisë elektrike. Energjia elektrike prinë edhe në listën e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë. ‘Serbia po ndërton termocentrale, vetëm për të furnizuar Kosovën me rrymë’, kishte theksuar Kryeministri Haradinaj gjatë interpelancës parlamentare për Kosovën e Re.
Serbia ka planfikuar ndërtimin e kapaciteteve energjetike nga thëngjilli që arrijnë 2500 megavat, pasuar nga Bosnia dhe Hercegovina me 2450. Në vazhdën e projekteve energjetike, një termocentral i ri në Serbi pritet të fillojë operimin më 2020 deri sa garancioni shtetëror për një tjetër në Bosne sapo është aprovuar.
Si rrjedhojë, duke qenë se cmimi i energjisë elektrike përfaqësonë kosto të prodhimit, rritja e cmimit të energjisë elektrike në rajon dhe ndërtimi i termocentraleve të reja, edhe të atyre të bazuar në thëngjill, nga ku Kosova importon energjinë elektrike, do të ndikojë edhe në rritjen e cmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.
Në anën tjetër, rreth 3% të burimeve të energjisë në Kosovë janë nga burime alternative. Strategjia energjetike e Kosovës parasheh që këto kapacitete të rriten në 23% deri në vitin 2023. Edhe në këtë skenar, pas mbylljes së Kosovës A, Kosovës do ti mugojnë rreth 37% të nevojave energjetike, të cilat do të zëvendësohen me termocentralin e ri ekologjik – Kosova e Re.
Kjo rritje e kapaciteteve energjetike nga burime të ripërtrishme ndikon edhe në rritjen e cmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Në Kosovë, 85 euro është cmimi i rezervuar për megavat për energji elektrike nga era, deri sa cmimi për megavat të energjisë solare është 136.4 euro për megavat.
Shqetësime rreth ngritjes së cmimit të energjisë elektrike për shkak të fokusit në energji të gjelbër janë raportuar edhe në Gjermani.
Ndryshe, organizatat lokale dhe rajonale mjedisore kanë kërkuar nga Sekretariati i Traktatit të Energjisë të Bashkimit Evropian të ndërmerrë masa kundër Kosovës në lidhje me termocentralin, që sipas tyre njëkohësisht do të ndikonte edhe në rrugëtimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, një termocentral i ri në Serbi pritet të fillojë operimin më 2020 deri sa garancioni shtetëror për një tjetër në Bosne sapo është aprovuar./gazetametro.net