Loading…

Imigrantët që u mbytën në det i kishin paguar trafikantëve 24 mijë euro për të kaluar në Britani

  • 28/10/2020 | 18:08

Imigrantët që u mbytën në det i kishin paguar trafikantëve 24 mijë euro për të kaluar në Britani

Familjarët e familjes kurde që u mbytën në kanalin e La Manshit i kishin lutur që të mos tentonin kalimin për shkak të rrezikut. Familja nga qyteti Sardasht në Iran ishte në mesin e shtatë njerëzve që besohet se kanë vdekur pas përmbysjes së barkës, 12 prej 22 udhëtarëve që besohet se ishin në anije janë shpëtuar nga operacioni i shpëtimit, transmeton Gazeta Metro.


Një familje prej pesë anëtaresh, përfshi një djalë 15 muajsh, kanë vdekur gjatë tentimit të kalimit të kanalit të La Manshit për në Britani.

Kjo familje janë mesin e shtatë imigrantëve ilegal që besohet se kanë vdekur në atë që vlerësohet si tragjedia më e rëndë e imigrantëve që tentuan të kalojnë kanalin. Kjo është hera e parë ku kanë vdekur fëmijë.

Familja është identifikuar nga raportet e lajmeve kurde, rrjetet sociale, familjarët, imigrantët që i kishin takuar dhe punëtorët humanitar lokal.

I vëllai i burrit që jetonte në Britani i kishte thënë mediave se e kishte lutur atë të mos tentonte kalimin, ai kishte këmbëngulur. Ai shtoi se kjo ishte hera e tretë që ata kishin tentuar hyrjen në Britani.

Sipas vëllait të tyre familja kishte arritur në Itali me anije nga Turqia para se kishin përfunduar në Francë ku kishin arritur duke huazuar para nga familjarët për të paguar për udhëtimin.

Autoritetet franceze, që kanë humbur çdo shpresë se do të gjejnë të mbijetuar të tjerë nga barka që u përmbyt mëngjesin e të martës afër bregdetit francez në rrethinë të qytetit Dunkirk. 12 persona të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Fillimisht mendohej se 19 persona kishin qenë në barkë, mirëpo burime të afërta me hetimin e thanë tani besojnë numri i vërtetë mund të ketë qenë 22 njerëz, kështu që numri i viktimave mund të jetë shtatë.

Kishte shumë zemërim ndaj trafikantëve në kampin e imigrantëve në Francë t% cilësuar si “johuman” që sipas tyre po kërkonin rreth 1500 sterlina për udhëtim në rrangulla prej barkash dhe 2500 sterlina për “lundra për VIP”. “Dikush duhej të paguaj për këtë” tha imigranti kurd në Francë.

Ai kishte edhe tregime tjera rreth maltretimit në duart e trafikantëve dhe ato të policisë franceze. “Dhjetë ditë më parë unë provova të kaloj në një gomone gjashtë metërshe ku ishin 20 njerëz në të. Arritëm 300 metra larg bregut kur uji nisi të hyjë dhe motori ndaloi. U kthyem mbrapsht me lopata në breg ku policia tallej me ne. Na mblodhën në rresht e na hodhën gaz lotsjellës dhe i detyruan dy fëmijë 14 e 16 vjeç të bartnin motorin”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë