Një imam kosovar që përmendet në Dosjen e Guantanamos, të publikuar nga WikiLeaks, e cila flet për persona të përfshirë në terrorizëm, ka mohuar lidhjen me ta.
Ekrem Avdiu thotë se është kundër aktivitetit të organizatave si Al Kaida e ISIS, njofton Klan Kosova.
Imami që shërben në një xhami të Mitrovicës përmendet si një prej njerëzve që ishte marrë me aktivitete të ekstremizmit e të rekrutimit në Shqipëri e që kishte lidhje edhe në Çeçeni e Irak.