Loading…

Imami Gashi: Këto janë arsyet e vërteta pse BIK’u më ka suspenduar

  • 06/04/2019 | 21:42

Imami Gashi: Këto janë arsyet e vërteta pse BIK’u më ka suspenduar

Imami i xhamisë në Vitomiricë të Pejës që është suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Drilon Gashi thotë se kjo nuk është bërë për shkak të ligjerimeve të tij por për shkaqe personale, konkretisht sepse nuk i pelqen imamit tjetër, Enes Gogës, transmeton Gazeta Metro.


Hoxhë Drilon Gashin të premten do e zëvendësojë kryeimami i Pejës Enes Goga.

Kjo pasi Bashkësia Islame e Kosovës e suspendoi hoxhën e ri nga kryerja e punëve në xhaminë e Vitomiricës së Pejës me arsyetimin se po nxit urrejtje dhe përçarje mes besimtarëve myslimanë.

Gashi për Klan Kosovën ka thënë se e konsideron të padrejtë këtë vendim ndërsa shprehet se asnjëherë nuk i kundërshtoi ligjet e zotit e as Kushtetutën e BIK-ut.

“Unë kam mëndu që këto mendimet e mia moderne iluministe, demokratike do t’i shërbejnë Bashkësisë sonë Islame. Jam akuzu pse kam dalë në media. Qëllimi është që me mi ndalë mediat edhe mos mem lanë me folë. Nuk e di pse unë mos me dalë e hoxhallarët e tjerë me dalë”, tha ai.

Ai pretendon se situata erdhi deri në këtë pikë pasi kreu i BIK-ut në Pejë Enes Goga nuk e simpatizon.

Përkundrazi, thotë se pati presion të vazhdueshëm nga i njëjti prej se u punësua si Imam në xhaminë Nur.

Nga BIK-u në Pejë Gashi kishte marrë një varg vërejtjesh verbale e me shkrim për mënyrën e predikimit që sipas këtij institucioni bie ndesh me frymën e hoxhallarëve derisa u dërgua edhe para Komisionit Disiplinor Qendror.

Në vërejtje thuhej se ankesat vinin nga vetë xhemati prandaj edhe i ngritën padi.

Por qytetarët, pjesë e xhematit të tij e kanë mohuar këtë gje, ata madje kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi përndryshe do të pasojnë protestat.

Në vendimin për suspendim Drilon Gashit i përmenden edhe deklarata të tjera ku akuzohet se ka bërë shaka edhe me mjekrën dhe mbulesën islamike dhe se e ka mohuar shejtanin.

Për të gjitha këto vetë Gashi ishte sqaruar duke shtuar se keqinterpretuar me qëllim dëmtimin e tij por ankesat i ishin refuzuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë